Lajmi i mirë për Ferizajin: 7 persona të shëruar nga koronavirusi

Komuna e Ferizajit sonte ka marrë një lajm të mirë nga IKSHPK.
7 persona të infektuar me koronavirus në këtë komunë tanimë janë shëruar, shkruan IndeksOnline.
Ndërkohë, nuk është shënuar asnjë rast i ri.
“7 ferizajas të shëruar nga COVID-19 e zero raste të reja!
Nga njoftimet e IKSHPK-së bëhet e ditur se nga rezultatet e marra kemi edhe 7 ferizajas të shëruar që çon në 130 numrin e të shëruarve duke mbetur edhe 9 raste aktive.
??Shërim te shpejt të infektuarve tjerë”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/