09:52 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Lajm i mirë për studentët e Universitetit të Prishtinës

Studentet e UP “Hasan Prishtina” do të kenë mundësi që në afatin e nëntorit dhe prillit të paraqesin dy provime.

Kështu ka vendosur gjatë ditës se premte, Senati i Universiteti të Prishtinës, gjatë mbledhjes që është duke u mbajtur në hapësirat e Rektoratit.

Sekretari i përgjithshëm i UP-së së, Esat Kelemendi, ka thënë se ky afat do të vlejë për vitin akademik 2019-2020

“Ky afat do të hapet dhe do të vlejë për vitin akademik 2019-2020 deri në një vendim tjetër”, ka deklaruar ai./Indeksonline/