21:29 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

Lajmi i ri për Covid-19: Personat me peshë të madhe, ndër më të rrezikuarit të preken nga koronavirusi!

Obezët po konsiderohet se janë ndër njerëzit më të rrezikuar të infektohen me Covid-19. Kështu të pakten ka deklaruar qeveria e Britanisë.

Sipas tyre, nëse pesha trupore rezulton e madhe, atëherë infeksioni ka më shumë gjasa t’i përfshijë, shkruan The Mirror- transmeton Indekosnline.

Nga ana e tij, kryeministri Boris Johnson paralajmëroi sot britanikët të presin dhe të qëndrojnë mbyllur me qëllim që mos të përhapet më shumë koronavirusi.

Deri më tani 55 njerëz kanë vdekur në Britani, duke vuajtur nga Covid-19. Poashtu numri i të infektuarve pritet të rritet në javët dhe muajt e ardhshëm.

Ndryshe, më parë, këshillat e qeverisë thoshin se ndër më të rrezikuarit  ishin personat e moshës mbi 50, por që tanimë po preken të gjitha grupmoshat. /Indeksonline/