75 Mall Live Search
12:13 / E Premte, 29 Shtator 2023 / L K

Lajmi më i mirë për Bayernin, shikojeni kush është kthyer

Pas një kohe të gjatë, Manuel Neuer është parë pasditën e djeshme në stërvitjet e Bayernit. 37 vjeçari përfundoi një pjesë të stërvitjes së ekipit për herë të parë pas shumë kohësh.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme të rikthehem në fushë me shokët e mi. Unë me të vërtetë e prisja këtë” ka thënë Neuer.

“Manuel ishte pjesërisht i integruar në stërvitjen e ekipit, por nuk mori pjesë plotësisht. Në përgjithësi, ai mori pjesë në pjesë të një seance stërvitore që nuk ishte shumë intensive” ka thënë Tuchel.

Pavarësisht rikthimit në stërvitje, Neuer nuk pritet të luaj se paku edhe 2 javë./Indeksonline/