16:06 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Lajm i mirë: Pensionistëve dhe përfituesve të ndihmave sociale u dalin pensionet për Bajram

Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se ka bërë sot ekzekutimin e pagesave për muajin gusht të skemave sociale dhe pensioneve.

Për nder të festës së Bajramit të Vogël – Kurban Bajrami, ekzekutimi i pagesave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt.

Me këtë rast, ministri i Financave Bedri Hamza të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës u uron festën e Bajramit të Vogël- Kurban Bajramin duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi dhe gjithë të mirat.

Festa e Kurban Bajramit festohet të martën në Kosovë.