Lakers avancojnë 2:0 në finalen e NBA, fantastik LeBron e Davis

Los Angeles Lakers kanë çuar në 2:0 epërsinë kundër Miami në finalen e NBA.
LeBron James dhe Anthony Davis luajtën një tjetër ndeshje të madhe dhe i sollën Lakersave një triumf me rezultat 124-114.
Miami kryesoi vetëm dy herë në këtë ndeshje, të dyja herët në fillim të lojës (5:4 dhe 8:6).
Kur Lakers u shkëputën në epërsi prej tetë pikësh në mes të çerekut të parë, nuk kishte kthim për Miami, që luajtën pa të lënduarit Dragic dhe Adebay.
LeBron dhe Davis vazhduan me paraqitje të mirë në këtë seri finale. LeBron shënoi 33 pikë me nëntë kërcime dhe nëntë asistime, ndërsa Davis arriti të realizonte 32 pikë.
Ndeshja e tretë finale luhet mes së dielës dhe së hënës sipas kohës tonë lokale