Lakersët dominojnë në Perëndim, triumfojnë edhe Torontoja, Clippersët e Houstoni
Lakersët vazhdojnë të udhëheqin renditjen në Konferencën e Perëndimit pas fitores 114-110 në fushën e New Orleansit, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Vendësit e udhëhoqën takimin shumicën e kohës (Holiday 29 pikë), por në fund erdhi përmbysja e Lakers, ku u dallua Davis me 41 pikë.
Fiton edhe skuadra e Clippersëve, që mundi 121- 119 Memphisin, një tjetër ndeshje me rivalitet dhe emocione, ku diferencën e bënë Harrelli me 24 pikë e Lou Williamsi me 22, të dy lojtarë stoli.
Kampionët në fuqi të Torontoja mposhti me lehtësi 126-98 New Yorkun, takim i dominuar nga kanadezët, me të zakonshmin Siakamin që realizoi 31 pikë.
Pas një ndeshje të dominuar përgjatë gjithë kohës, skuadra e Houstonit mposhti 117-108 Miami, dy skuadra pretendente këtë sezon në NBA. Për teksanët u dallua Harden me 34 pikë.
Skuadra e Philadelphias, falë 33 pikëve e 16 reboundëve të Embiidit mundi 97-91 Sacramento.
Boston triumfoi 121-110 ndaj Brooklyn, ndeshje ku u dallua Walker me 39 pikë.
Rezultatet:
Boston – Brooklyn, 121-110
Charlotte – Detroit, 102-101
Cleveland – Orlando, 104-116
Indiana – Utah Jazz, 121-102
Philadelphia – Sacramento, 97-91
Toronto – New York, 126-98
Houston – Miami, 117-108
Memphis – Clippers, 119-121
Milwaukee – Atlanta, 111-102
San Antonio – Minnesota, 101-113
Phoenix – Washington, 132-140
New Orleans – Lakers, 110-114
Portland – Oklahoma, 136-119
Golden State – Chicago, 104-90