Lakersi e Clippersi dominojnë në Perëndim, Miami befason Houstonin
Vijon momenti i mirë në kampionat për skuadrën e Lakersve, që korri fitoren e pestë radhazi. Kalifornianët mundën 103-96 San Antonio jashtë fushe, ndeshje e dominuar nga miqtë. LeBron Jamesi realizoi një “triple double”, me 21 pikë, 11 rebound e 13 asist, mbështetur edhe nga Davisi me 25 pikë e 11 rebound, një dyshe që po e bën diferencën në të gjitha takimet.
Fiton edhe skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippersve, që triumfoi 105-94 ndaj Utah Jazzit, që bashkë me Lakersit kryesojnë renditjen në perëndim. Fitore e vështirë për Clippersin, ku u dallua i zakonshmi Leonardi me 30 pikë.
Miami, falë një loje të mirë kolektive (6 lojtarë mbi 12 pikë) arriti të triumfonte ndaj Houstonit me shifrat 129-100.
NBA – Rezultatet e sotme
Indiana – Chicago, 108-95
Miami – Houston, 129-100
New York – Sacramento, 92-113
San Antonio Lakers, 96-103
Cleveland – Dallas, 111-131
Clippers – Utah Jazz, 105-94