07:56 / E Martë, 26 Janar 2021 / Blerim

Lakers fiton derbin/ James ‘shpërthen’ kundër ish-skuadrës

Skuadra e Los Angeles Lakers ka arritur fitore të madhe ndaj Cleveland Cavaliers me rezultat 108-115.

Lakers vazhdon me fitore edhe në xhiron e 18-të, shkruan IndeksOnline.

Ish-basketbollisti i Cleveland, LeBron James ishte lojtari i ndeshjes. Amerikani arriti t’i shënonte plotë 46 pikë, 8 kërcime dhe 6 asistime.

Te vendasit më i miri ishte, Drummond me 25 pikë, 17 kërcime dhe një asist.

Lakers ndeshjen e ardhshme e zhvillon më 28 janar, kundër Philadelphia-s. Kurse, Cleveland luan ndaj Detroit Pistons./IndeksOnline/