75 Mall Live Search
08:02 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / Blerim

Lakers, fitorja e dytë me radhë në ‘Overtime’/ Shkëlqen LeBron James

Skuadra e Los Angeles Lakres po vazhdon me formë të mirë në NBA.

Lakers fituan 114-113 ndaj Oklahoma Cityt Thunder, ndeshje kjo që u vulos në ‘Overtime’, shkruan IndeksOnline.

Paraqitje fantastike pati, LeBron James i cili realizoi 25 pikë, bëri 6 kërcime dhe 7 asistime.

Te Oklahoma më i miri ishte Horford, i cili bëri 25 pikë, 8 kërcime dhe 8 asistime.

Fitore në këtë raund arriti edhe Dallas Mavericks, të cilët mposhtën 118-116 skuadrën e Atlantas.

Në këtë ndeshje, paraqitje të mirë pati Luka Doncic me 28 pikë, 10 kërcime dhe 10 asistime./IndeksOnline/