75 Mall Live Search
09:16 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / C E

Lakers gjejnë ritmin e fitoreve, Cleveland dominon në Lindje

Pas humbjes në debutimin sezonal vijnë dy fitore radhazi për Lakersin.

Ekipi kalifornian fitoi 127-91 ndaj Minnesota. Kyle Kuzma me 20 pikë e LeBroni me 18 ishin dy shënuesit më të mirë të Lakersit.

Fitoren e parë sezonale korri skuadra e Golden State, që mundi në sekondat e fundit 129-128 Chicagon jashtë fushe. Curry realizoi 36 pikë, lider në fushë, por ndeshja u vendos nga Damion Lee, që realizoi koshin e fitores (Lee është kunati i Curry).

Një start të mirë i ka bërë këtij sezoni skuadra e Clevelandit, që i ka fituar të trija ndeshjet e luajtura deri tani (118-94 ndaj Philadelphia). Humbet skuadra e Milwaukee, që u ndal 130-110 nga New York.

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Brooklyn, 106-104

New Orleans – San Antonio, 98-95

Washington – Orlando, 113-120

Cleveland – Philadelphia, 118-94

New York – Milwaukee, 130-110

Chicago – Golden State, 128-129

Indiana – Boston, 108-107

Sacramento – Phoenix, 100-116

Lakers – Minnesota, 127-91