75 Mall Live Search
08:49 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Lakers harrojnë se si fitohet, humbasin edhe Toronto e Bucks

Houston konsolidon vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 117-102 ndaj Minnesota, ndeshje e dominuar nga skuadra teksane.

Vijojnë të zhgënjejnë Lakers, që u mundën në sekondat e fundit 124-123 nga New York, ndeshje ku për vendasit u dalluan Mudiay me 28 pikë e Dotson me 25. Te Lakers u rikthye në fushë LeBron James, që realizoi 33 pikë, por që mbetën për statistikë.

Jashtë fushe fiton Philadelphia, që falë 40 pikëve e 15 rebound të Embiid, mundi 130-125 Milwaukee.

Fitore e vështirë edhe për Clippers,që mundën 119-116 Brooklyn, sfidë ku të dyja ekipet kryesonin në momente të caktuara të ndeshjes. Por në fund fituan kalifornianët, ku u dallua Lou Williams, autor i 25 pikëve.

Humbet Toronto, që u mund 110-107 nga Detroit, ndeshje me rivalitet dhe emocione, sidomos në minutat e fundit.

Miami, falë 19 pikëve të Dragic, që e nisi ndeshjen nga stoli, mundi 93-75 Charlotte dhe mbetet në garë për një vend në play off në Lindje.

Ndërsa Orlando mposhti 101-91 Atlantën, sfidë ku diferencën e bëri Vucevic, që realizoi 27 pikë e 20 rebound.

NBA – Rezultatet e sotme

New York – Lakers, 124-123

Miami – Charlotte, 93-75

Milwaukee – Philadelphia, 125-130

Detroit – Toronto, 110-107

Orlando – Atlanta, 101-91

Sacramento – Chicago, 129-102

Houston  – Minnesota, 117-102

Clippers – Brooklyn, 119-116