75 Mall Live Search
10:48 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Lakers ia dalin edhe pa LeBron James, fitojnë Raptors dhe Nuggets

Sukses shumë i rëndësishëm i Los Angeles Lakers 128-138 në kohën shtesë në shtëpinë e Oklahoma City Thunder, ku në mungesë të LeBron James rolin e protagonistit për skuadrën kaliforniane e mori Kyle Kuzma, që realizoi në total 32 pikë, i ndihmuar edhe nga 26 pikët dhe 12 “rebound” të Ivica Zubac. Nuk mjaftoi për Thunder loja e mirë e Paul George dhe Russell Wesbrook, që shënuan respektivisht 27 dhe 26 pikë. Kjo fitore i mban Lakers shumë pranë zonës play off në Konferencën e Perëndimit.

Vuajtën më shumë nga ç’parashikohej Toronto Raptors, që gjithsesi iu imponuan 111-109 Phoenix Suns, falë një depërtimi të Pascal Siakam kur sirena po sinjalizonte fundin e kohës së rregullt. Serge Ibaka ishte më i miri për kanadezët me 22 pikë, ndërsa Kyle Lowry shtoi edhe 16 pikë të tjera. Për Suns nuk mjaftuan 30 pikët e Devin Booker.

Rezultoi si shëtitje për Denver Nuggets përballja me Chicago Bulls, që u dorëzuan pa kushte me rezultatin e thellë 135-105. Pas një periode të parë të mirë (28-30), “Bulls”-at pësuan një rënie drastike, duke u lënë shumë hapësira Jamal Murray-t dhe Nikola Jokicit, që e mbyllën ndeshjen me 25 dhe 18 pikë të realizuara. Paraqitja e mirë e Lauri Markkanen me 27 pikë dhe 10 “rebound”, por që ishin shumë pak para furisë së Nuggets.

Philadelphia 76ers triumfoi 96-120 në parketin e Indiana Pacers, takim ku spiktën Jimmy Butler me 27 pikë dhe Joel Embiid me 22 pikë. Charlotte Hornets arritën të imponoheshin 114-95 ndaj Sacramento Kings, ndërsa Washington Wizards fituan me vetëm një pikë diferencë 101-100 ndaj Brooklyn Nets.

Rezultatet:

Washington Wizards – New York Knicks 101-100

Indiana Pacers – Philadelphia 76ers 96-120

Charlotte Hornets – Sacramento Kings 114-95

Toronto Raptors – Phoenix Suns 111-109

Denver Nuggets – Chicago Bulls 135-105

Oklahoma City Thunder – Los Angeles Lakers 128-138