75 Mall Live Search
08:31 / E Hënë, 11 Janar 2021 / C E

Lakers leksion rivalëve të Houston, fitojnë Clippers e Oklahoma

Skuadra e Lakersave ruan kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 120-102 në fushën e Houstonit. Takim i dominuar nga kalifornianët, ku u dallua Davisi me 27 pikë, ndërsa Jamesi realizoi 17 pikë.

Fiton edhe skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippersave, që mundi 130-127 Chicagon, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione. LaVine realizoi 45 pikë për Bullsat, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Clippersat u dallua Leonardi me 33 pikë.

Minnesota, falë 27 pikëve të Russellit dhe 24 të Beasleyt, mundi 96-88 San Antonion, ndërsa Oklahoma triumfoi 129-116 në fuyshën e Brooklynit (Shai 31 pikë). Ndeshja midis Bostonit e Miamit u shty, pasi të dyja ekipet kanë lojtarë pozitivë me Covid-19.

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – Utah Jazz, 86-96

Clippers – Chicago, 130-127

Brooklyn – Oklahoma, 116-129

New York – Denver, 89-114

Boston – Miami, e shtyrë

Houston – Lakers, 102-120

Minnesota – San Antonio, 96-88

Golden State – Toronto, 106-105