75 Mall Live Search
08:01 / E Premte, 09 Prill 2021 / Blerim

Lakers vazhdon të ketë probleme pa Jamesin, Doncic shkëlqen në fitoren e Mavericks

Skuadra e Los Angeles Lakers ka pësuar humbje nga Miami Heat me rezultat 110-104.

Basketbollisti i mbrëmjes te Miami ishte Butler, i cili realizoi 28 pikë, bëri 7 kërcime dhe 5 asistime, shkruan IndeksOnline

Te Lakers, po vërehet mungesa e LeBron Jamesit – i cili është i lënduar.

28 pikë dhe 4 kërcime në këtë duel bëri amerikani, Caldwell-Pope.

Fitore këtë raund arriti edhe Dallas Mavericks të cilët mposhtën 116 me 101 ekipin e Milwaukee Bucks.

Këtë ndeshje në formë fantastike ishte slloveni, Luka Doncic – i cili bëri 27 shënime, 9 kërcime dhe 9 asistime./IndeksOnline/