75 Mall Live Search
09:11 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Lakorja e këtij muaji të Covidit-19 në Kosovë, pati rënie të vdekjeve e të pacientëve nëpër spitale

62 raste të reja me COVID-19 u konfirmuan dje.

Kështu numri i përgjithshëm i të të infektuarve arriti në 15 mijë e 270 raste, nga gjithsej 63 mijë e 638 persona të dyshimtë.

Gjatë të së njëjtës kohë janë shëruar 85 pacientë teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkoi në 12 mijë e 900 raste. Si pasojë e koronavirusit për disa muaj radhazi në Kosovë humbën jetën 616 qytetarë.

Por lajmi i mirë është se gjatë këtij muaji pati rënie të dukshme, të rasteve, vdekjeve dhe përhapjes së pëgjithshëm të këtij virusi.

Nga Ministria e Shëndetësisë është publikuar lakorja e këtij muaji, ku edhe shihen rezultatet e mira të rënies së këtij virusi.

Në fillim të shtatorit thuajse çdo ditë pati nga 8 apo 9 të vdekur, tani për tani ka 1,2 apo asnjë, raporton Indeksonline.

Nuk dihet nëse ekziston mundësia e një valë të dytë të përhapjes së virusit, por që tani për tani rreziku është ulur./Indeksonline/