Lallana largohet nga Liverpool, refuzon Leicesterin dhe arrin marrëveshje me skuadrën tjetër të Premier Ligës

Futbollisti, Adam Lallana nuk do të jetë pjesë e Liverpool sezonin e ardhshëm.
Klopp nuk e sheh atë më pjesë të planeve të tij, transmeton Indeksonline.
Edhe pse ishte raportuar se Lallana pritet të transferohet në Leicester, sipas raportimeve të fundit nuk po del të jetë kështu.
Sipas “The Athletic”, Lallana tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin e Brighton Hove Albion.
Ai ka pranuar ulje të pagës por kontrata e tij pritet të jetë e gjatë. Leicester po i ofronte pagë më të lartë por kontratë më të shkurtër. /Indeksonline/