75 Mall Live Search
14:32 / E Premte, 14 Tetor 2022 / B O

Lamborghini dorëzon Aventadorin e fundit

Lamborghini i fundit Aventador, një Roadster LP780-4 Ultimae Edition, i është dorëzuar tashmë një klienti në Zvicër.

Lamborghini fillimisht njoftoi një edicion special ekskluziv Ultimae për të shënuar fundin e linjës, me 350 coupe LP780-4 Ultimae dhe 250 roadster të planifikuar.

Por 15 prej atyre veturave humbën në anijen e ngarkesave “Felicity Ace” kur ajo u fundos në fillim të këtij viti, që do të thotë se disa furnitorë duhej të rifillonin prodhimin në mënyrë që të krijonin zëvendësues për klientët amerikanë.

Aventadori i vërtetë i fundit është roadster-i special Ultimae i cili doli nga linja e prodhimit në korrik, konfirmoi Lamborghini dhe tani i është dorëzuar një klienti në Zvicër.