75 Mall Live Search
18:18 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

“Lamborghini-n ta kesh me jetë lali, por mëso të parkosh, siç parkon në Gjermani”

Jo rrallë herë shohim parregullsi në komunikacion, ku një parregullsi që mund të hasim shpesh është keq parkimi i drejtuese të automjeteve.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot në Tiranë, ku një veturë e tipit Lamborghini është parkuar keq.

Me këtë rast, Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar publikun se si e ka dënuar pronarin e Lamborghinit, pasi është pakuar në vend të gabuar, njofton Indeksonline.

Ja postimi i tij në Facebook:

Lamborghini-n ta kesh me jetë lali, por mëso të parkosh, siç parkon në Gjermani!

Faleminderit qytetarëve që raportojnë çdo ditë problematikat tek aplikacioni “Tirana Ime” – një mundësi që secili të sillet si kryetar bashkie për mëhallën e vet! ??./Indeksonline/