Lamborghini zbulon modelin e ri special

Lamborghini publikoi një njoftim paraprak duke njoftuar mbërritjen e modelit të ri special, i cili do të prezantohet gjatë Javës së Veturave në Monterey më 8 gusht.
Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, “vetura speciale” e Lamborghinit bazuar në modelin Revuelto do të quhet Fenomeno, dhe prodhimi do të jetë i kufizuar në vetëm 29 shembuj.
Lamborghini nuk zbulon asnjë detaj, por njoftimi paraprak lë të kuptohet për një pamje “të egër” dhe një karroceri krejtësisht të re për modelin hibrid plug-in.
Bëhet e ditur se kompania i bëri homazh modeleve të mëparshme speciale, duke përfshirë Reventon të bazuar në Murcielago dhe Centenario të nxjerrë nga Aventador.
Ashtu si Revuelta, Fenomeno do të fuqizohet nga një motor V12 6.5 litra i kombinuar me dy motorë elektrikë dhe një transmision me tetë shpejtësi.