Lamine Yamal arrin vlerën e 200 milionë eurove në “Transfermarkt”

Lamine Yamal është një nga yjet e sezonit që lamë pas.
17-vjeçari ishte një nga meritorët në dominimin e Barcelonës në futbollin spanjoll, të cilët fituan tre trofetë më të rëndësishëm të këtij shteti.
Ai arriti edhe finalen e Ligës së Kombeve me Kombëtaren e Spanjës, por që u mposhtën nga Portugalia.

Yamal tashmë në “Transfermarkt” vlen rreth 200 milionë euro, duke u bërë aktualisht lojtari më i shtrenjtë në botë.
Spanjolli, këtë sezon ka bërë 55 paraqitje, duke shënuar 18 gola dhe 25 asistime për “Blaugranat”./IndeksOnline/