18:06 / E Shtunë, 15 Qershor 2024 / G T

Lamine Yamal bëhet lojtari më i ri në histori të Euro-ve

Kombëtarja e Spanjës është duke luajtur ndeshjen ndaj Kroacisë në Euro 2024, e vlefshme për Gurpin B.

Në këtë ndeshje, në librat e historisë është futur sulmuesi i krahut, Lamine Yamal, shkruan Indeksonline

Yamal është bërë lojtari më i ri që ka luajtur në ndeshjet e Euro-ve me vetëm 16-vjeçar.

Kujtojmë që në të njëjtin grup ku është Kroacia dhe Spanja, janë edhe dyshja: Italia dhe Shqipëria../Indeksonline/