75 Mall Live Search
09:46 / E Shtunë, 04 Tetor 2025 / Gj Sh

Lamine Yamal do të jetë i gatshëm për ”El Clasico”

Lëndimi i Lamine Yamal ka shqetësuar fansat e Barcelonës.

Sipas komunikatës së klubit katalanas, sulmuesit spanjoll i është përsëritur lëndimi dhe rikuperimi i tij do të marr kohë 2-3 javë, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa sipas gazetarit, Alfredo Martinez, 17-vjeçari do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen ”El Clasico” ndaj Real Madridit, e cila zhvillohet me 26 tetor.

”Lamine Yamal duhet të pushojë dhe të rikuperohet për të luajtur më 21 kundër Olympiakos në Ligën e Kampionëve. Të dielën, më 26, do të luhet në Bernabéu ndeshja e madhe “El Clasico”, dhe ai nuk do ta humbasë”, ka shkruar Martinez./IndeksOnline/