75 Mall Live Search
09:17 / E Enjte, 23 Prill 2026 / G T

Lamine Yamal e humb “El Clasico”-n dhe pjesën tjetër të sezonit!

Futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal mbrëmë pësoi një lëndim gjatë gjuajtjes së penalltisë ndaj Celta Vigos.

Siç është raportuar, futbollisti spanjoll ka pësuar një këputje muskolare në kofshë, shkruan Indeksonline

Deri tani nuk ka info të saktë rreth operacionit dhe fazës së rikuperimit.

Por, futbollisti me shumë gjasa do e humb komplet pjesën tjetër të sezonit dhe do të jetë në dyshim për Kupën e Botës 2026./Indeksonline/