Lamine Yamal hyn në histori të Euros

Lamine Yamal ka shënuar golin e parë në Euro.
Futbollisti i Barcelonës shënoi golin e barazimit të Spanjës në 1-1 ndaj Francës, shkruan IndeksOnline.
Por me këtë gol, Yamal është bërë futbollisti më i ri që shënon gol në një Euro, me vetëm 16 vjeç, 11 muaj e 27 ditë.
Para këtij goli, Lamine ka dhuruar edhe tre asistime deri më tani në Kampionatin Evropian./IndeksOnline/