75 Mall Live Search
15:06 / E Hënë, 02 Tetor 2023 / L K

Lamine Yamal nënshkruan kontratën e parë profesionale me Barcelonën, klauzola e tij është “e çmendur”

Lamine Yamal është një nga perlat më të mëdha të La Masías në historinë e fundit. Lojtari i ri ka nënshkruar kontratën e tij të parë si futbollist profesionist në moshën 16-vjeçare.

Lajmi sot është zyrtarizuar nga Barcelona ndërsa klauzola e Yamal do të jetë 1 miliard euro.

16 vjeçari do të jetë i Barcelonës deri në qershor të vitit 2026 .

Marrëveshja ishte arritur shumë kohë më parë , por Barcelona njoftoi sot vazhdimësinë e Lamine Yamal , një prej lojtarëve të rinj me projeksionin më të madh në skenën botërore./Indeksonline/