75 Mall Live Search
21:06 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Lamine Yamal pritet ti mungoj Barcelones edhe ndaj Celta Vigos

Barcelona të shtunen do ta luaj ndeshjen e radhës në La Liga, ku do të përballen me Celta Vigon.

Trajneri Hansi Flick për këtë ndeshje si duket nuk do të mund të llogaris në shërbimet e talentit 17 vjeçar, Lamine Yamal, shkruan IndeksOnline.

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle ”AS”, nga burimet e saj thuhet se spanjolli nuk ka kaluar ende lëndimin.

“Është shumë e vështirë për të luajtur të shtunën.”, deklaruan nga dhomat e zhveshjes së Barcelonës.

Kujtojmë që Yamal ka pësuar një goditje në kyçin e këmbës gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve në Beograd kundër Crvena Zvezdës dhe për këtë kishte munguar edhe në ndeshjen ndaj Real Sociedadid dhe nuk u ftua te kombëtarja e Spanjës, për ndeshjet e muajit nëntor.

Sipas raportit mjekësor nga stafi mjekësor i Barcelonës, sulmuesi spanjoll do të jetë jashtë fushave për sa paky dy deri në tre javë./IndeksOnline/