Lamine Yamal shfaqet në eventin e WWE-së

Lamine Yamal padyshim është e ardhmja e futbollit.
Mirëpo ylli i Barcelonës, mori vëmendjen për krejt diçka tjetër pasi u shfaq në eventin e “WWE Smackdown” që u mbajt mbrëmë në Barcelonë.
Ai ishte shoqëruar nga yjet tjerë të Barcelonës si Alejandro Balde dhe Hector Fort.
"I'm happy to be in Europe. Just one regret, I would have preferred it to be in Madrid. Hala Madrid!" – GUNTHER
— EliteRockerz 𝕏 (@EliteClubS0B) March 14, 2025
GUNTHER IS A MENACE 😭#SmackDown pic.twitter.com/dX9cG7Ps3N
Mirëpo nuk munguan as thumbimet nga yjet e WWE-së më saktësisht nga kampioni botëror i peshave të rënda, Gunther i cili kishte provokuar turmën e Barcelonës dhe lojtarët duke thënë “Hala Madrid”, frazë kjo e lidhur me rivalin e Barcelonës, Real Madridin.
Ndërsa sa i përket formës së tij në futboll, ai këtë sezon është një nga yjet e Barcelonës ku bëri 37 paraqitje dhe shënoi 12 gola dhe 17 asistime në të gjitha garat./IndeksOnline/