75 Mall Live Search
13:59 / E Martë, 12 Maj 2026 / G T

Lamine Yamal valëviti flamurin palestinez, Hansi Flick: I thashë që je i rritur mjaftueshëm për t’i bërë këto…!

Hansi Flick ka komentuar gjestin e Lamine Yamal gjatë festimit të titullit, ku talenti spanjoll u shfaq duke valëvitur flamurin palestinez.

Gazetarët e pyetën trajnerin gjerman për faktin që futbollistë si Yamal po shprehin publikisht qëndrimet e tyre politike, shkruan Indeksonline

“Në përgjithësi nuk më pëlqejnë këto pyetje politike.”

Flick zbuloi se kishte biseduar personalisht me yllin e ri të Barcelonës lidhur me gjestin e bërë gjatë festimeve.

“I thashë: ‘Nëse dëshiron ta bësh këtë, është vendimi yt; je mjaftueshëm i rritur.’”

Lamine Yamal tërhoqi vëmendje të madhe në rrjetet sociale pasi u pa me flamurin palestinez gjatë festimeve të Barcelonës për titullin kampion./Indeksonline/