75 Mall Live Search
21:37 / E Hënë, 26 Maj 2025 / L A

Lamine Yamal vazhdon kontratën me Barcelonën, ja kur do ta nënshkruajë atë

Lamine Yamal është një nga lojtarët më të mirë këtë sezon.

Yamal me paraqitjet e tij me Barcelonën dhe Spanjën, ka mahnitur të gjithë duke e cilësuar edhe si fitues potencial të “Topit të Artë”.

Siç raporton Fabrizio Romano, 17-vjeçari është lojtari i rradhës që do të vazhdojë kontratën me “Blaugranat”, pas Flick dhe Raphinhas.

Ai do të nënshkruajë kontratë afatgjate deri në vitin 2031, e cila do të hyjë në fuqi pasi t’i mbush 18 vjet.

Yamal, këtë sezon me Barcelonën ka bërë 55 paraqitje duke shënuar 18 gola dhe 25 asistime, ku fitoi La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën./IndeksOnline/