Lampard e paralajmëron Mourinhon se mund të ofendohet nga tifozët e Chelsea
Frank Lampard e ka paralajmëruar Jose Mourinhon se ai mund të ofendohet nga tifozët e Chelsea, këtë paralajmërim e bëri për arsye se nesër Tottenham do të luaj kundër Chelsea.
Lampard tha se tifozët mund ta ofendojnë atë për shkak që është bërë trajner i rivalëve më të mëdhenjë.
Po ashtu trajneri i Chelsea tregoi se gjithmonë do t’i respektoj trajnerët e tij duke thënë “Unë gjithmonë do të kem respekt të madh për të gjithë menaxherët e mi. Nëse do të shkruaja ose do të telefonoja një menaxher, gjithmonë do ta quaja shef. Edhe menaxherët që i kam pasur shumë kohë më parë”./Indeksonline/.