14:28 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Lampard e shijon fitoren derisa Chelsea mposhtë Barcelonën

Chelsea ka arritur të fitoj 2-1 kundër Barcelonës në ndeshjen e zhvilluar për Rakuten Cup.

Blutë kaluan në epërsi të parët me golin e Tammy Abraham, ndërsa golin e dytë e realizoi Ross Barkley.

Golin e vetëm për Barcelonën e shënoi Ivan Rakitiq.

Në pjesën e dytë trajneri i Chelseat, Frank Lampard dhe ai i Barcelonës Ernesto Valverde inkuadruan në lojë të gjithë futbollistët rezervë.

Në këtë duel debutuan për kataluansit, Antoine Griezman dhe Frenkie de Jong. /Indeksonline/