“Lampard është trajneri ideal për Anglinë”, legjenda e futbollit propozon ishin e Chelseat si selektor të “Tre Luanëve”

Kombëtarja e Anglisë është kualifikuar në gjysmëfinale të Euro 2024, pasi mbrëmë mposhti Zvicrën gjatë penalltive.
Por, anglezët dhe shumë ekspert të futbollit nuk janë të kënaqur aspak se si Anglia luan me trajnerin, Gareth Southgate, shkruan Indeksonline
Në rast se FA e largon nga stoli trajnerin pas aventurës në Euro 2024, Gary Lineker e ka në mendje një emër të njohur për zëvendësues të Southgatet.

Sipas Lineker, i duhuri për t’u emëruar në stolin e “Tre Luanëve” është legjenda e Chelseat, Frank Lampard.
“Lojtarët do e respektonin menjëherë. Mendoj se Lampard do ishte i duhuri edhe taktikisht madje”, tha gjatë intervistës për “The Telegraph”.
Kujtojmë që Anglia gjatë javës së ardhshme do të luaj ndaj Holandës në gjysmëfinale të Euro 2024./Indeksonline./