14:38 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Lampard flet para ndeshjes ndaj Man Utd

Sezoni i ri do të fillojë sot me ndeshjen ndërmjet Liverpool dhe Norwich City nga ora 21:00.

Edhe ky sezon pritet të jetë i zjarrtë dhe gara e ashpër.

Qysh në javën e parë të sezonit të ri, një super ndeshje do të zhvillohet.

Man Utd do të përballet me Chelsean të dielën me fillim nga ora 17:30 me ç’rast do të mbyllet edhe java e parë, shkruan Indeksonline.

Në prag të kësaj ndeshje, trajneri i Chelseas, Franck Lampard ka folur në konferencë për media.

“Jemi dy klube të mëdha që kemi pasur sukses në 20 vitet e fundit. Ne kemi të njëjtën ide që duam të jemi të suksesshëm dhe të bëjmë lojën tonë. Është ndeshje e madhe për të dy ekipet” – deklaroi ish-trajneri i Derby Countyt./Indeksonline/