22:00 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Lampard në pritje të fëmijës së parë me gruan e tij Christine

Frank Lampard dhe gruaja e tij Christine janë duke pritur fëmijën e tyre të parë së bashku.

Çifti, i cili u martua në vitin 2015 këtë lajm e bëri të ditur përmes një postimi ne Instagram.

Ishte ylli i futbollit, Lampard ai i cili shpërndau një fotografi të familjes duke shpjeguar se familja e tyre po rritet, pasi ata po presin një fëmijë.

Ai shkroi: “Ne kemi një lajm emocionues që dëshirojmë të ndajmë me ju. Familja Lampard po rritet! Gruaja ime e mrekullueshme @christinelampard është shtatzënë dhe ne të gjithë jemi shumë të lumtur”.

Fotoja u pasua me komente të shumta urimi nga familjarët e tyre e fansat e shumtë.

Ndryshe, Lampard ka dy vajza, Luna e cila është lindur në vitin 2006 dhe Isla në vitin 2007. Të dy vajzat ai i ka me ish të fejuarën e tij, modelen nga Spanja, Elen Rivas.