75 Mall Live Search
16:10 / E Premte, 10 Janar 2020 / indeksADMonline

Lampard nuk e përjashton largimin e Christensen

Frank Lampard ka folur rreth një largimi të mundshëm të Andreas Christensen.

Duke folur për një largim të mundshëm të tij, tekniku anglez u shpreh se nuk mund të përjashtoj një largim të tij, pasi  që gjithçka varet nga ana e lojtarit.

“Unë nuk mund të përjashtoj largimin e tij. Më pëlqen Andreas si lojtar, gjithmonë e kam pëlqyer atë. Kam stërvitur me të dhe kam vërejtur talentin të cilin ai posedon”, tha fillimisht Lampard.

“Dua që Andreas të jetë më i mirë. Ne kemi shumë konkurrencë në repartin mbrojtës, kjo është e vërtetë. Mua më duhet të zgjedh dy lojtar në atë pozitë, ndërsa e di që dy të tjerë nuk do të jenë të lumtur” përfundoi ai.