75 Mall Live Search
00:14 / E Enjte, 13 Prill 2023 / Gj. Sh

Lampard nuk i humb shpresat: Gjithçka mund të ndodh në ndeshjen e kthimit

Chelsea është mposhtur sonte nga Real Madrid me rezultat 2-0, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kamapionëve.

Karim Benzema dhe Marco Asensio ishin golashenues të kësaj sfide, shkruan IndeksOnline.

Por pavarësisht humbjes, trajneri i Chelseas, Frenk Lampard, pas përfundimit të ndeshjes në konferencë për media bëri të qartë se skuadra e tij shpreson në kualifikim pasi gjithçka mund të ndodh në ndeshjen e kthimit.

“Rezultati ishte një realitet, por unë u thashë lojtarëve se gjithçka mund të ndodh në ndeshjen e kthimit. Në Stamford Bridge gjithmonë ka pasur momente të veçanta. Real Madrid është një ekip shumë i fortë”, deklaroi Lampard pas ndeshjes./IndeksOnline/