16:42 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Lampard: Nuk i kemi pasur shpresat tek City, duhet të fitojmë

Manchester City i shpëtoi pezullimit dy-vjeçar nga kompeticionet Europiane dhe kjo ka bërë që lufta për Champions në  Premier League të jetë më e ashpër.

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, ka komentuar faljen që iu bë ekipit të Guardiolës.

“Isha shumë netural në vendimin e dhënë. Nuk dija shumë për çështjen e Man. City-t thjeshtë pashë rezultatin e dhënë në mëngjes. Nuk ndryshon gjë në ndeshjen tona, ne duam t’i fitojmë.

“Nuk i kam varuar shpresat te dënimi i City-t. Unë mendoj ve tëm për ekipin tim”, – tha trajneri Frank Lampard.

Chelsea mban vendin e tretë me 60 pikë dhe është në garë me Leicesterin dhe Manchester United për një vend në Champions./IndeksOnline/