75 Mall Live Search
11:56 / E Enjte, 21 Janar 2021 / C E

Lampard numëron minutat te Chelsea, klubi e ka nën vëzhgim

Frank Lampard i ka punët shumë keq.

Chelsea dështoi përsëri të merrte fitore dhe tashmë qëndron shumë poshtë objektivave.

Sipas asaj që thuhet tek media britanike “SKY Sports UK”, pas humbjes së mbrëmshme të Chelseas ndaj Leicesterit dhe takimit të sotëm me drejtuesit e klubit londinez, tekniku britanik është konsideruar nën vëzhgim.

Deçizive për të priten të jenë tri takimet e ardhshme, ndaj Lutonit në “FA Cup”, Wolvesit dhe Burnleyit në Premier Ligë, për t’u ringritur pas tri humbjeve në 5 ndeshje të kampionatit.