75 Mall Live Search
12:08 / E Diele, 13 Dhjetor 2020 / Blerim

Lampard pas humbjes ndaj Evertonit: Nuk e treguam nivelin tonë!

Skuadra e Chelseas nuk i adoli dje ndaj Evertonit në Premierligë, takim ky që u zhvillua në kuadër të xhiros së 17’të.

Everton mposhti Chelsean, me rezultatin 1-0, goli i vetëm u shënua nga Gylfi Sigurdsson nga penaltia.

Ndërkohë, Lampard duke folur në konferencën për shtypin pas lojës, shprehu pakënaqësinë e tij por dha mendimet e tij edhe për titullin kampion.

“Nuk ishte paraqitja jonë më e mirë, 20 minutat e parë ishin qelësi i lojës dhe mund ta shihja këtë”, tha 42 vjeçari.

“Nuk ishim mjaftueshëm të mirë, për nivelin tonë, kjo nuk mjafton dhe ne nuk treguam se çfarë mund të bëjmë”, tha ai.

Ai foli edhe për gabimin e portierit, Edouard Mendy, i cili doli nga porta dhe shkaktoi penaltinë.

“Ai ka qenë i mrekullueshëm që nga transferimi i tij, dhe do i lejoj këtë gabim. Nuk e kaluam këtë test, por do ta kalojmë në të ardhmen’, tha Frank Lampard.