23:56 / E Martë, 16 Prill 2024 / Gj. Sh

Lampard refuzon drejtimin e Kombëtares së njohur

Ish-mesfushori Frank Lampard, së fundmi ka refuzuar drejtimin e Kombëtares së Kanadës.

Kanada, e cila do jetë nikoqire e Kampionatit Botëror 2026 përkrah SHBA-së dhe Meksikës ka synuar të emëroj në stolin e tyre një trajner me emër sikurse ai i ish-mesfushorit të Chelsea-t.

Por, bisedimet nuk janë mbyllur pozitivisht pasi që sipas mediave britanike, kanë bërë të ditur që Lampardi ka refuzuar Kanadanë.

Vetë Lampardi, ka shprehur se po e shijon këtë periudhë pushimi bashkë me familjen e tij ndërsa shtoi se po pret ofertën e duhur për t’u rikthyer në detyrë. /IndeksOnline.