75 Mall Live Search
18:07 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / Blerim

Lampard, Scholes apo Gerrard? Rio Ferdinand i jep fund debatit!

Një nga debatet më të mëdha në Angli është ai për mesfushorët: Frank Lampard, Paul Scholes dhe Steven Gerrard.

Këtë debat e ka rihapur sërish legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand.

Përmes një interviste, ish-mbrojtësi i ‘Tre Luanëve’ ka bërë përzgjedhjen e tij për treshen legjendare. Sipas tij, më i miri është Frank Lampard.

“Nëse do të isha trajner, do e merrja Frank Lampardin, sepse ai do të shënonte 20 gola në sezon dhe sigurisht që do bënte edhe asistime”, ka thënë Rio.

Kujtojmë që tre lojtarët i kanë dhënë fund futbollit para disa viteve. Dy prej tyre, Lampard dhe Gerrard i kanë hy edhe punës së trajnerit./IndeksOnline/