Lampard shumë afër Coventry Cityt, marrëveshja mund të mbyllet sonte

Frank Lampard është gati të rikthehet si trajner pas një pushimi njëvjeçar.
Siç raporton “The Telegraph”, Lampard është gati të jetë trajneri i ri i Coventry Cityt me marrëveshjen që mund të mbyllet sonte.
Ai pritet të zëvëndësojë Mark Robinsin, i cili u shkarkua pas rezultateve të dobëta të skuadrës.
🚨 𝗕𝗥𝗘𝗔𝗞𝗜𝗡𝗚: Frank Lampard is in advanced talks to become Coventry’s new head coach.
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) November 27, 2024
A deal could be agreed by tonight.
(Source: @JPercyTelegraph) pic.twitter.com/7JPpQGeHvn
Lampard, së fundi ishte trajner i përkohshëm i Chelseat, ku kishte zëvëndësuar Graham Potter.
Coventry, aktualisht gjendet në pozitën e 17-të në Championship, ku ka gjithsej 17 pikë.
Për Lampardin, Coventry do të jetë skuadra e katërt që do të ketë nën mënagjim pasi që më parë kishte menaxhuar Derby Countyn, Chelsean dhe Evertonin./IndeksOnline/