Lampard e vendos “vulën”: Nuk do ta shesim Kanten

Trajneri i Chelseas, Lampard tregohet i sigurt se nuk do ta shes mesfushorin, Kante.
Lampard në një përgjigje për “BBC” tregoi qartë se futbollisti i tij, N’Golo Kante nuk është në shitje dhe se ai edhe këtë verë do të qëndrojë te Chelsea, shkruan IndeksOnline
“Ai është një lojtar mahnitës. Unë sigurisht që nuk dua ta humbas, jo. Ai është thelbësor për atë që bën. Ne padyshim mund të flasim për lojtarët ofensivë që kemi, por dikush si N ‘Golo, dhe puna që ai bën në mesfushë është fantastike”, tha tekniku anglez.
Kujtojmë se interesim për Kanten ka edhe klubi i Interit me trajnerin Conte që e vlerëson lartë mesfushorin e Chelseas.