75 Mall Live Search
18:09 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

Lamtumira më interesante e futbollit në botë, u rrëmbye në fushë me helikopter!

Një ngjarje vërtetë interesante ka ndodhur në njëren nga ligat amatore të Italisë. Futbollisti që ishte pranë pensionimit, Ignazio Barbagallo zgjedhi një mënyrë të çuditshme për tu pensionuar nga futbolli.

Gjatë ndeshjes të vlefshme për kampionatin e kategorisë 3 të mbajtur në fushën komunale “Francesco Russo” në Viagrande, në provincën e Catania, futbollisti kishte përgatitur këtë skenar të frikshëm, por të bukur.

Ai kishte angazhuar një helikopter me dy persona të maskuar të cilët u bënë se po e rrëmbenin nga fusha.

Ngjarja shkoi sipas planit, gjersa italiani u “rrëmbye” me paramanedim. Të gjithë mbetën të shokuar për një moment.

“Doja ta përfundoja karrierën me lavdi” ka thënë Barbagallo./Indeksonline/