Lamtumirë Bayern, Ribery pranë rikthimit në Turqi
Galatasaray është i interesuar ta transferojë yllin e Bayern Munich.
Siç raporton Goal, gjiganti i futbollit turk është duke e kërkuar mesfushorin francez, Franck Ribery.

Galatasaray i ka ofruar yllit francez një kontratë 1-vjeçare.
Ribery ka qenë pjesë e klubit të Superligës turke në vitin 2005 para se të kalonte te Marseille.

Nga klubi francez, Ribery kaloi te Bayern Munich, ku në verën e ardhshme, pritet t’i ndajë rrugët me klubin gjerman./IndeksOnline/