15:36 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lana Del Rey anulon koncertin në Izrael për shkak të Palestinës

Këngëtarja Lana Del Rey ka anuluar koncertin e saj në Izrael pasi që dështoj të bënte edhe një koncerte në Palestinë që të qetësojë fansat në dy anët e konfliktit, transmeton Indeksonline. 

Ylli i muzikës ishte pjesë e formacionit të festivalit “Meteor Festival” në Tel Aviv javën tjetër.  Lana u mundua që vendimin e saj ta mbronte duke thënë se nuk ka lidhje me politikën por disa ditë më parë para se të zyrtarizoj performanca e saj në Izrael, ajo vizitoj Palestinën.

Gjatë ditës së premte ajo tha se do të mundohet që të mbaj koncertë në dy vendet. Nëse do të performonte në “Meteor Festival”, do të ishte performanca e parë e këngëtares në Izrael./Indeksonline/