75 Mall Live Search
09:30 / E Hënë, 09 Shtator 2024 / AR

Lana Del Rey kapet mat në publik me të dashurin e ri

Lana Del Rey është parë për herë të parë në publik me të dashurin e saj të ri Jeremy Dufrene, i cili është 17 vjet më i vjetër se ajo.

Këngëtarja 39-vjeçare u fotografua pasi doli nga dasma e modeles Karen Elson dhe Lee Foster me të dashurin e saj të ri dhe dyshja ishin në humor të mirë, transmeton Indeksonline.

Dashuria lindi në moçal 

56-vjeçari Jeremy është baba i dy fëmijëve dhe punon si kapiten dhe guidë në një agjenci që lejon turistët të hipin me varka në moçale. Nga rruga, Jeremy është një fans i madh i aligatorëve dhe ata u takuan në vitin 2019 kur ajo shkoi në një turne turistik në moçal. 

Kujtojmë se në fillim të vitit të kaluar u përfol se Lana ishte fejuar me muzikantin Evan Winiker, por këngëtarja zbuloi se ata nuk janë më bashkë dhe në fund të gushtit u filmua në festivalin në Leeds të Britanisë së Madhe, duke u mbajtur për dore me të dashurin e saj të ri. /Indeksonline/

@chrislloydart #lanadelrey just walked past me and i lost it !!! #lana @Lana Del Rey #readingfestival #lanadelreyedit ♬ original sound – Chris Lloyd Art