23:55 / E Martë, 18 Korrik 2023 / MSH

Lana Del Rey kërcënohet me jetë, arrestohet i dyshuari

Një kanadez me origjinë nga New Brunswick u arrestua pasi kërcënoi me jetë, këngëtaren e njohur, Lana Del Rey para koncertit të saj në Festivalin e Québec fundjavën e kaluar.

Dennis Mallett, 40 vjeç, “kërcënoi me vetëdije se do t’i shkaktonte vdekje ose lëndim trupor” këngëtares midis 1 janarit 2022 dhe 6 korrikut 2023 në Quebec, sipas aktakuzës.

Mallett doli në gjykatë të premten e kaluar, mbetet në paraburgim dhe pritet të bëjë një paraqitje tjetër brenda javës.

Del Rey u shfaq në Festivalin d’été de Québec siç ishte planifikuar të shtunën, koncerti i saj i parë në Amerikën e Veriut në katër vjet. Muajin e ardhshëm, ajo do të performojë në Lollapalooza në Çikago dhe Outside Lands në San Francisko.