Land Rover Defender kalon me sukses testin rigoroz
Land Rover ka përfunduar me sukses në Kenia testimin e modelit të ri Defender 2020.
Në programin unik të testimit, Land Rover Defender i ri u udhëhoq nga operativët e Tusk, një iniciativë afrikane e përqëndruar në ruajtjen e kafshëve në të gjithë Keninë, shkruan IndeksOnline.

Defender kreu një sërë testesh, nga gjurmimi i luanëve nëpërmjet radios, transportimit të furnizimeve në terrene të vështira duke tërhequr rimorkion e ngarkuar rëndë – kjo veturë arriti të kryej me sukses disa detyra sfiduese.

Kjo zonë u dëshmua të jetë një vend i mirë për të testuar Defender 2020 në sajë të bollëkut të gjurmëve, pjerrësisë shkëmbore, bregut të lumenjve dhe pyjeve të dendura.

Defender i ri, i koduar me emrin L851, është i njejtë si versioni i modifikuar i platformës MLA që përdoret nga Range Rover Sport dhe Land Rover Discovery.

Dizajni i stileve do të merret nga të dyja konceptet e reja Discovery dhe DC100 nga 2011.
Kanë kaluar rreth 2 vite e gjysmë prej kur Defender është prodhuar për herë të fundit, ndërsa tani Land Rover është vetëm pak muaj lansimit të pasardhësit të tij. /IndeksOnline/




